Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit, njofton se do të hedhë në erë një objekt 6 katësh. Aksioni në fjalë do të ndërmerret të enjten.
Raportohet se IKMT do të prishë në orën 11.00 me shpërthim të kontrolluar objektin 6 katësh.
Për realizimin e shpërthimit, në trupin e objektit do të hapen 200 furnela (vrima) dhe do të përdoren 3 kilogramë lëndë plasëse c4. Po sipas njoftimit të shpërndarë neë Facebook, thuhet se objekti është ndërtuar në gjurmën ku do të ndërtohet loti 3 i Unazës së Tiranës.
Njoftimi
IKMT do të shpërthejë te enjten objektin 6 katësh
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë me shpërthim të kontrolluar ditën e enjte në orën 11.00 një objekt 6 katesh. Objekti eshte ndertuar në gjurmën ku do të ndërtohet loti 3 i Unazës se Tiranës. Me vendim dhe për interes publik objekti është shpronësuar. Për realizimin e shpërthimit, në trupin e objektit do te hapen 200 furnela (vrima) dhe do të përdoren 3 kilogramë lëndë plasëse c4.