E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Ike i bardhë si bluza që mbajte, mesazhi prekës i Shkëlqim Hajdarit për mjekun

Koronavirusi ka sjellë humbje të mëdha njerëzore. Bluzat e bardha, janë po aq të rrezikuara. Për fat të keq, Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku. Mihal Kerci, mjek anestezist ka ndërruar jetë në spital, pas disa ditësh që ishte shtruar.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anesteziatëve, e cila paraprakisht kishte njoftuar të premten se gjendja e mjekut ishte përkeqësuar. Profesor Kerci ishte njëkohësisht dhe kreu i kësaj shoqate.

72-vjeçari gjendej nën asistencë respiratore, dhe nën kujdesin e mjekëve, por sërish nuk arriti që të fitojë betejën kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Në morinë e ngushëllimeve, një koment i ndjerë ka ardhur nga konstitucionalisti, njëkohësisht dhe Inspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Ai shprehet në një status në rrjetet sociale, se Mihal Kerci mbeti besnik i betimit të mjekut, ku i shërbeu çdo qytetari me përkushtim e pa dallim. Z. Hajdari e kujton të ndjerin, duke thënë se ai ishte mbi të gjitha një njeri me vlera, dhe i dedikuar ndaj profesionit të tij.

Mesazhi

Prof. Dok. Mihal Kerci, Kryetar i Shoqates së Anestezi- Reanimatoreve te Shqiperisë.

Per gjysem shekulli ky njeri mbeti besnik i betimit te mjekut, i sherbeu çdo njeriu me perkushtim e pa dallim.Puna e reanimatorit është më e veshtira por dhe më njerezorja e fushes së mjeksise. Dhe per ta kryer ate, ne sherbim e sherim te njerezve, duhet të jesh profesionist dhe njerezor. Misha i kishte te dyja dhe i tille mbeti deri ne fund.

Ngushellime të thella familjes së mrekullueshme Kerci.

Lamtumire miku im dhe i shume te tjereve, qe mbete i bardhë si bluza me të cilen i sherbeve çdo njeriu!

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...