“Ik moj laraskë”, Mevlani shpërthen keq ndaj Sindit (VIDEO)

Në “Përputhen”, gjatë puntatës së djeshme janë shkaktuar situata të rënda, ku madje nuk janë kursyer edhe fyerjet. Sindi dhe Mevlani ishin dy konkurrentët të cilët jo vetëm që nuk kanë patur një takim të mirë, por mllefin që kishin e shfrynë në studio.

Raporti mes Sindit dhe Mevlanit në “Përputhen” është përkeqësuar ndjeshëm gjatë puntatave të fundit. Por dje Mevlani ka shpërthyer keq ndaj Sindit, duke e quajtur laraskë. Po ashtu, ai ishte vonuar në takimin mes tyre.

Pjesë nga debati

Mevlani: Nuk është se më priste ndonjë njeri i rendësishëm. Nuk po më priste dikush i rëndësishëm që të shkoja me qejf.

Sindi: Ty të duket kjo ndonjë gjë burrërore? Sepse nëse ti nuk doje një takim me mua, mund të kishe thënë fare mirë; Sindi nuk dua asgjë me ty. Nëse nuk paskam qenë fare person i rëndësishëm.

Mevlani: Lëre mos bëj si laraskë, na le të flasim. A po bën pyetje? Na lër pra të kthejmë përgjigje.

Sindi: Mos kalo në ofendime të lutem! Kujt i thua ti laraskë mo Mevlan? Se pastaj më thua mua. Dua një falje publike prej teje, tani në moment sepse u ofendova nga kjo gjë.

Mevlani: Po s’ka shans të të kërkoj ty falje!