Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputeti i PS, Alket Hyseni të ftuar në emisionin ‘Open’ kanë lëshuar akuza të rënda ndaj njeri-tjetrit.
Idrizi ka treguar gjatë programit se deputeti socialist nuk ka ikur nga dogana e Kakavijës, ku ka shërbyer deri në vitin 2000, duke dhënë dorëheqjen, por është pushuar prej tij nga puna.
Gjithashtu, Idrizi i ka përmendur dhe përvetësimin e sipërfaqeve të tokës në bregdet nëpërmjet falsifikimit të shkresave.
Idrizi: Do të nxjerr edhe emailet e Ramës për ty?… Të kujtohet kur erdha në doganë..! Të kam pushuar nga puna për hajdut, kur ishe në Kakavijë…
Hyseni: Ti je mashtrues…
Idrizi: Prandaj të thash mos e kthe në personal debatin…Unë sjam akuzuar për grabitje pronash në bregtet…Të kam futur unë ke Partia Socialiste, Alket!
Hyseni: Hajdut je ti, mashtrues… Ti ke lexuar nga librat e mi edhe ke mësuar…
Më pas u desh ndërhyrja e moderatores e cila bëri thirrje për uljen e mikrofonave të dy të ftuarve