E mërkurë, 4 Gusht, 2021
24.5 C
Tirana

Idrizi orienton Ramën: Ulu me Bashën dhe jepi zgjidhje krizës politike

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ka kërkuar aleatit të tij, Edi Rama, të ulet në tryezë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe t’i japë zgjidhje ngërçit politik. “Ne kërkojmë sot publikisht, që të ulet në një tavolinë Rama me Bashën, t’i japin zgjidhje dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar, të cilin ia kemi detyrim qytetarëve të Shqipërisë”, tha Idrizi.

Me këtë thirrje iu drejtua Shpëtim Idrizi nga Librazhdi, politikës shqiptare, në takimin me simpatizantët dhe përkrahësit e PDIU-së atje.

Gjatë fjalës së tij, Shpëtim Idrizi shprehu kryesisht shqetësimet mbi krizën politike që ka mbërthyer vendin. Ndër të tjera ai tha: “Problemet e politikës nuk janë hallet e qytetarëve. Shumë e vështirë është sot që të ulen politikanët shqiptarë bashkë, por po ulen kosovarët me serbët, nderkohë që po bëhen gati partitë politike maqedonase kundër shqiptarëve dhe ne si shqiptarë nuk ulemi dot bashkë me njëri-tjetrin. Ne kemi ftuar dhe po i ftojmë përsëri që të ulet Rama me Bashën dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar, që t’i hapin rrugën zhvillimit të Shqipërisë. Jo më konfliktualitetit! Të bëhemi bashkë për të jetësuar integrimin europian të shqiptarëve. Të bëhemi bashkë për të bërë të mundur përfundimin e reformës në drejtësi, si një ndër reformat më të rëndësishme, e cila do shëndoshë institucionet e Shqipërisë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha nuk është djalë si Mema…

Nga: Eduard Zaloshnja Dikur qarkullonte nje gojedhane per kengen e vjeter tiranase “Te kisha pas nje djale si Mema”. Edhe ne s’ishte e vertete, ishte...

Pagesat e deputetëve për qershorin, kryeson ish-zv. ministrja e PS-së

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, e cila dy vitet e fundit mori mandatin e deputetes në Gjirokastër, rezulton të jetë deputetja më e paguar për muajin...

Të shtënat me ar*ë trondisin Suedinë, tre persona në gjendje të rëndë

Një sulm me armë në Suedi, ka sjellë plagosjen e tre personave të cilët raportohen se janë në gjendje të rëndë. Tre personat e...

Sa milionë dollarë i fali Dua Lipa Shqipërisë!

Nga: Dritan Hila Sorrento, Kapri, ishujt grekë do ishin ende skuta të panjohura të Mesdheut nëse drejtuesit e turizmit të këtyre vendeve nuk do kishin...

Nami me koka*nën në Shqipëri, aksion në Portin e Durrësit

Burime ende jo zyrtare flasin për kapjen e një tjetër sasie kokaine në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për afro 10 kilogramë kokaine, që...