E martë, 20 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Idlibi si fuçi baruti, Erdogani kërcënon me luftë

Më të lexuarat

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

Nga Butani tek Armenia: Kush janë 5 vendet më të çuditshme në botë

Çdo vend ka gjërat e tij të çuditshme. Dhe ndërsa nuk ka ndonjë parametër për të matur çuditshmërinë e një vendi, është e sigurt...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Rusia dhe Turqia po tregojnë gjithnjë e më shumë muskujt në konfliktin e Sirisë. Udhëheqëja e Moskës po i mbështet trupat qeveritare siriane, të cilat kanë nisur sulmet masive ajrore në rajonin Idlib, që konsiderohet si rajoni i fundit i kontrolluar nga kryengritësit. Turqia nga ana tjetër është e armiqësuar me trupat qeveritare siriane të pushtetmbajtësit Baschar al-Assasd dhe po i mbështet forcat opozitare.

Gjendja në Idlib po ashpërsohet nga dita në ditë. Së fundi 13 ushtarë turq janë vrarë gjatë një sulmi sirian. Armata turke po i mban në këtë rajon postet vëzhguese. Ndaj ushtarët turq përfshihen shpesh edhe në shkëmbime zjarri. Turqia ka dërguar forca shtesë ushtarake në këtë rajon.

Dështimi i negociatave me Moskën

Për të evituar shkallëzimin e konfliktit të armatosur, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dërguar në fillim të javës një delegacion në Moskë, për të biseduar me përfaqësuesit e Rusisë. Por negociatat përfunduan pa sukses. Rusia nuk i ka marrë parasysh kërkesat turke për tërheqjen e forcave siriane. Udhëheqja në Ankara mendon se në veri të Idlibit do të duhej të krijohej një zonë e demilitarizuar, e ngjashme si ajo në lindje të Eufratit.

Dështimi diplomatik ka indinjuar presidentin Erdogan aq shumë, sa që ka kërcënuar me luftë. Përgatitjet për një ndërhyrje ushtarake kanë filluar, tha Erdogan të mërkurën. “Një natë ne mund të vijmë. Të jem edhe më i qartë: Operacioni në Idlib është vetëm çështje kohe.” Trupat siriane do të duhej të tërhiqen nga ky rajon deri në fund të shkurtit, kërkon presidenti turk.

Ekspertët: Vetëm konflikt verbal

Ekspertja e Lindjes së Mesme Bente Scheller, nga Fondacioni Heinrich-Böll, mendon se gjërat do të mbeten vetëm tek kërcënimet. “Konfrontime verbale do të ketë gjithmonë, por Turqia nuk do të futet në përshkallëzime ushtarake”, mendon Scheller. “Ata sërish do të ulen dhe do të negociojnë”. Duket se Assadi nuk do të pranojë kërkesat turke, ai do të shpallë së shpejti fitoren.

Lexo edhe :   Çfarë përmban raporti i OKB-së për Kosovën?
Lexo edhe :   Çfarë përmban raporti i OKB-së për Kosovën?

Ushtarë turq në Al-Nayrab, pranë Idlibit

As Aaron Stein nga Foreign Policy Research Institute (FPRI) në Philadelphia nuk mendon se Turqia do të ndalojë ofensivën siriane. “Ankaraja do që ofensiva të ndërpritet dhe që trupat siriane të tërhiqen me një marrëveshje.” Por ky nuk është skenar real. Assadi do të marr tani apo më vonë kontrollin e kufirit. “Kjo është vetëm çështje kohe”, pohon Stein.

Refugjatë nga Idlibi

Një nga shkaqet pse Turqia kërcënon me ofensivë ushtarake është edhe mundësia që sulmet ajrore të detyrojnë qindra mijëra sirianë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin në Turqi. Ikja masive në Turqi është një skenar real, e qeveria turke do të evitojë këtë skenar, sepse edhe tani në Turqi ka rreth 3,6 milionë refugjatë.

Qeveria turke ka shprehur shqetësimin se së bashku me civilët në Turqi mund të vijnë edhe terroristët islamikë. “Para hapjes së kufirit ne do të shikojmë të gjitha rreziqet, pasi në mesin e njerëzve mund të përzihen edhe xhihadistët”, thonë në Ministrinë e Brendshme turke.

Scheller pohon se këto shqetësime janë të pabaza. “Nëse shikojmë të dhënat e OKB, atëherë shihet se më shumë se 99,9 % e njerëzve në Idlib janë civilë, të cilët nuk paraqesin rrezik. Ata janë të rrezikuar.” Ndërkohë që Turqia është ajo e cila ka ndihmuar vet luftëtarët ekstremistë që të futen në Siri.

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord në vitin 2018 që krijohet një zonë e demilitarizuar në Idlib. Për këtë qëllim janë krijuar edhe postoblloqet turke, të cilat tani janë të rrezikuara. Nga ana tjetër Ankaraja do të duhej të ndante kryengritësit nga xhihadistët. Por në Idlib ende ka xhihadistë.

Sulmet ajrore janë ashpërsuar së fundmi. Sipas të dhënave të OKB-së, prej fillimit të dhjetorit kanë marrë arratinë mbi 900.000 njerëz. Ndërkohë që gjendja e popullatës po vështirësohet nga dita në ditë./DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...