Zlatan Ibrahimoviç është bërë futbollisti i parë në histori, që ka shënuar të paktën 50 gola në serinë A.
Ibrahimoviç e shënoi golin e fundit në ndeshjen mes Milanit dhe Sampdorias, e cila përfundoi me rezultatin 1-0. Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për javën e 37-të të Serisë A.
Goli i shënuar në minutën e katërt, ka qenë goli më i shpejtë i shënuar nga Ibrahimoviç në Serinë A (3 minuta e 22 sekonda).
Goli i tij i vetëm i shënuar me kuqezinjtë gjatë 5 minutave të para të lojës, ka qenë në derbin kundër Interit, në nëntor të vitit 2011.
Zlatan ibrahimovic scores the first for Milan. #SampdoriaMilan pic.twitter.com/OhiPhotaVc
— Saquon. (@IAmSaquon) July 29, 2020