E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Ibra: Mendoni se karriera ime është në fund? Po bëj thjesht nxehjen

Zlatan Ibrahimovic nuk ka aspak dëshirë që të tërhiqet nga futbolli.

Edhe pse në 3 tetor mbush 39 vjeç, sulmuesi i Milanit, me anë të një videoje në Instagram, lëshon një mesazh të qartë për të gjithë skeptikët:

“Mendoni se kam marrë fund. Që karriera ime do të përfundojë së shpejti. Nuk më njihni. Më është dashur të luftoj gjatë gjithë jetës sime.

Akush nuk besonte te unë, kështu që më është dashur të besoj vetë te vetja.

Disa kanë dashur të më shkatërrojnë, por më kanë bërë më të fortë.

Të tjerë kanë dashur të më shfrytëzojnë, por më kanë bërë më dinak. Dhe tani mendoni se kam marrë fund? Të gjithëve ju dua t’ju them diçka: unë nuk jam si ju sepse unë nuk jam ju. Unë jam Zlatan Ibrahimovic dhe po bëj thjesht nxehjen”.

View this post on Instagram

and i'm just warming up

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Sulmuesi suedez ka kontratë me Milanin deri në 31 gusht dhe pritet që pas përfundimit të kampionatit të vendosë me drejtuesit kuqezi rinovimin ose jo të saj, shkruan “A2”.

Tani që trajneri Stefano Pioli është konfirmuar deri në vitin 2022, mundësitë që Ibra të vijojë aventurën me Milanin janë rritur ndjeshëm. Javën e kaluar, kur sulmuesit iu dha një çmim për 100 ndeshjet me fanelën e Milanit, ai deklaroi: “Shpresoj të luaj edhe shumë të tjera”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...