E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Ia pinë gjakun, vdekja e tij më mbulon me m**”, ish-trajneri qan për Maradonën

Sezar Luis Menoti, ish-trajneri i kombëtares së Argjentinës mes viteve 1974-1982, i njohur si një ndër miqtë më të ngushtë të Maradonës, kujton me nostalgji kohën e shkuar e thotë se nuk e priste ndarjen e parakohshme nga jeta të legjendarit.

Në një intervistë për “Repubblica”-n, ai shprehet se është i dëshpëruar. Menoti tregon se në të kaluarën e tij, edhe mund ta priste ndarjen nga jeta, por jo në këtë kohë. Sezar Luis Menoti citon se e kishte shumë të vështirë të shihte Diego Armando Maradonën në atë gjendje.

“Jam i zhytur në dhimbje, njësoj sikur të më kishin mbuluar me m… A e prisja vdekjen e tij? Në të kaluarën po, nuk do të isha surprizuar, por aktualisht jo.

Më vjen keq që ai u largua nga kjo jetë i vetëm, i braktisur në një shtëpi që nuk kishte as banjo. Kjo po që është një çmenduri, një dhimbje shumë e madhe. Diegos ia pinë gjakun”, shprehet Menoti.

“Më vriste fakti që të shihja se si Diego ishte katandisur në muajt e fundit. Ai shkoi të stërviste Gimnasian, por ndërkohë nuk mbahej dot në këmbë.

Gjithsesi, nuk çuditem, pasi unë e di shumë mirë se të ishte Maradona, ishte tmerrësisht e vështirë. Këtë e kam kuptuar në vitet e shumta që kemi kaluar së bashku unë e Diego. Ai ishte shpeshherë i detyruar që të jetonte me kompromise, pasi rrethohej nga shumë persona, ndonëse ishin shumë të paktë ata që ia donin të mirën”, thotë Menoti, i cili përlotet gjatë intervistës.

“Diego ishte i pavdekshëm, por nuk ishte Zoti. Nuk ishte një model moraliteti dhe madje nuk donte as të ishte. Madje, nuk ishte as Peleja… Diego ishte një djalë që kishte vuajtur shumë dhe një njeri që donte ta jetonte jetën sipas mënyrës së tij.

Kur luante po, ishte më i madhi i botës, më i madhi i historisë. Diego me topin ka bërë gjëra të pabesueshme, të paarritshme. Dhe nëse nuk do të kishte qenë për markimet, gati kriminale të Xhentiles e Tardelit dhe pa atë arbitrin Rainea, ndoshta Argjentina, unë dhe Maradona do ta kishim fituar Kupën e Botës që në Botërorin e vitit 1982.

Gjithsesi, më e vështirë se çdo gjë tjetër ishte periudha e skualifikimit për doping në vitin 1990. Kur morri vesh lajmin, Diego më tha: ‘Unë jam i dënuar që të mos jem i lumtur’. Maradona ishte i tillë.

Ai ishte i lumtur vetëm në fushë. Personalisht mendoj se kishte frikë se nuk do ta donin më, por kjo ishte e pamundur që të ndodhte. Unë i thosha gjithmonë: ‘Ke gjithçka në jetë, ti je Maradona, ke dy vajza shumë të bukura…’, por ankthi i tij ishte i papërballueshëm. Ishte i dënuar të vuante”, përfundoi Menoti.

Vdekja e Diego Armando Maradona ka tronditur botën e futbollit që vajton për të. Hetimet për vdekjen e Diego Maradonës kanë pësuar një pikë kthese, mes dyshimeve se ylli i futbollit mund të ketë gjetur vdekjen nga neglizhenca mjekësore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...