Stil

“Ia njoh mirë intrigën”, Rudina Xhunga i përgjigjet Mira Kazhanit


               Publikuar në : 08:10 - 03/10/19 M. S

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”. Ajo është pyetur nga moderatorja Jonida Shehu lidhur me raportin me kolegët. Më konkretisht, për një koment lidhur me deklaratën e gazetares Mira Kazhani, në emisionin e Adi Krastës.

Rudina është shprehur se edhe pse nuk e parë, mendon se Mira nuk e ka pasur seriozisht.

Pjesë nga dialogu:

Jonida Shehu: E ke ndjekur ti emisionin ku Adi Krasta e pyet Mira Kazhanin për ne moderatoret?

Rudina Xhunga: Më shau Mira aty, se nuk e kam parë aty.

Jonida Shehu: Ajo tha se Rudinës ia njoh mirë intrigën, dhe më pëlqen që di që të shesë ashtu siç do veten e saj.

Rudina Xhunga: Mendoj që nuk e ka pasur seriozisht atë që tha. Mendoj që nuk jam pjesë e ndonjë intrigë kombëtare. Ti bëje mirë gjënë tënde. Ka plot mundësi.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT