E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

“Ia kisha borxh Adelës, kjo është jeta”, Konomi përlotet në mes të emisionit

I ftuar në “Shiko Kush Luan”, opinionisti i njohur shqiptar Arjan Konomi është përlotur teksa është kujtuar për një histori të veçantë. Në një moment iu kërkua nga moderatorja Luana Vjollca të jepte një opinion të tijin për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mirë në fusha të ndryshme si: prezantim, politikë, Big Brother, Për’puthen dhe art. Për “Big Brother”, Konomi zgjodhi vetëm një personazh si më të mirin ndër vite, të ndjerën Adelajda Xhamani.

Me sytë me lot, Arjani tregoi se ajo ishte një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

“Kjo është jeta, dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë”. Kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar. Krijoi shumë polemika në televizion, dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit. Arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër… Ia kisha borxh Adelës”, përfundoi ai i përlotur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...