E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

“Ia hodha” më tha, regjisori tregon bisedën e fundit me Xhodën

Regjisori Saimir Kumbaro ka treguar bisedën e fundit me aktorin Xhevdet Ferri, që ndërroi jetë pasditen e sotme. Duke sjellë në kujtesë të gjitha rolet të cilat i ka sjellë me mjaft mjeshtëri, regjisori e kujton si një aktor shembullor. Dy muaj më parë ata kishin pirë një kafe së bashku, ku aktori i ndjerë e ndjente se ia kishte hedhur sëmundjes së rëndë.

“Xhevdetin e njoh që të ri, që kur luante teatër në Durrës, pastaj erdhi në Tiranë. Xhoda ka një gamë të gjerë në fushën e artit, ka arritur që të jetë dekan, drejtor i Teatrit, dy herë kryetar i QKF, ndërsa si role ka një galeri të paharrueshëm. Për mua ishte një aktor shembullor, i planit dramatik, ka qenë jo vetëm i devotshëm për çdo kërkesë që i kam bërë dhe pilotoi avionin MIG-17.

Për mua Xhevdeti nuk ka vdekur, ka vdekur fizikisht, por do të mbetet në ekran. Ishte djalë i kompletuar, i kulturuar. Brezat ndërrohen, por jo në këtë moshë, është shumë dramatike, është lajm tronditës dhe tragjik, 59-vjeç është shumë i ri. Njeriu nuk ka moshë. Xhevdetin e takova dy muaj më parë, pimë kafe bashkë, sa po kishte mbaruar kurën anti-kancer. “Ia hodha” më tha, ishte gjithë optimizëm.

Ky lajm më ka tronditur, sot e kujtova, dikush më tha se sot është në koma, mos thashë! Ishim në një komision dhe vendosëm cili do të shkojë për Oscar, vendosëm ‘Delegacionin’ ku Xhoda ka një rol kryesor. Ai së shpejti konkurron për Oscar. Xhevdeti ka marrë çmime shumë. Ka një gamë të madhe rolesh. Ngushëlloj familjen e tij, ndërsa së fundmi vajza e gëzoi shumë se e bëri gjysh. Dua të them se ai rrjedh nga një familje patriotike”, tha ai.

Xhevdet Ferri mbetet një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...