E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

I zuri koronavirusi jashtë vendit/Rama: Po bëjmë një plan bashkë me Metën për t’i kthyer

loading...

Kryeministri Edi Rama po zhvillon biseda telefonike me qytetarët të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në platformën e qeverisë “shqipëriaqëduam.al”.

Një nga shqetësimet e ngritura ishte edhe rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kjo situatë i ka gjetur jashtë kufijve.

Në lidhje me këtë, kreu i qeverisë tha se presidenti Meta po bashkëpunon me ministrinë e Jashtme, atë të Infrastrukturës dhe me ministrin e shtetit për Rindërtimin.

Sipas Ramës, deri më tani janë raportuar 2,163 raste ndërsa deri më tani janë identifikuar 1,379 persona.

Kryeministri theksoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve që duan të kthehen ndodhen në Itali.

“Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 persona dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat se nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë. Përdorni këtë kanal urgjence. Ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 që ishin para pak, që janë shqetësimet që vijnë nga ata që janë matanë kufijve pa dëshirën e tyre.

Më i madh numri ndodhet në Itali, kemi pasur një situatë pak të veçantë, se ka kusht për të bërë testime për të nxjerrë jashtë të huajt, por në fund është kapërcyer, jemi gati të përgatisim tërheqjen e tyre në Itali, Kroacinë 341 persona, që mund të vijnë në rrugë automobilistike. Nuk është Kroacia mbrapa diellit, po ashtu, Zvicra, Spanja dhe Greqia. Nga Spanja kemi tërhequr 52, 114 nga Gjermania, 110 nga Rumania, 45 nga Bullgari, 22 nga Franca, 33 nga Emiratet e Bashkuara”, tha ai.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Babai i Rihanna-s infektohet nga koronavirus, ja si e ndihmoi ajo

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, ka rrefyer se kishte pasur frikë për jetën e tij pasi luftoi me koronavirusin. 66-vjeçari falenderoi vajzën e tij për...

Pse disa vende preken me shumë nga COVID-19? Kërkuesit bëjnë zbulimin e madh

E dini arsyen pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi? Studiuesit belgë e kanë gjetur një shpjegim. Ndonëse e gjithë bota...

Plagosja në Tiranë/ Kush është i kërkuari që pati përplasje me punonjësin e ‘Shqiponjave’

Policia ka përcjellë detajet lidhur me plagosjen sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle. Por si...

Shpikja e radhës/ Një pajisje për të hapur derën pa e prekur

Në këtë periudhë pandemie që po jetojmë, mbajtja e higjienës është kushti themelor për të mos u infektuar. Për shumë persona është vënë re...

Paketa e ndihmës financiare e FSHF, ja kush do të përfitojë 300 mijë lekë të vjetër si shpërblim

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT