E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

I zë gjumi në dyshekun e ujit, çifti zgjohet në det të hapur

Një çift zviceran që po pushonin në një dyshek uji në Itali, i ka zënë gjumi dhe e gjetën veten më shumë se një kilometër larg plazhit.

Ngjarja u regjistrua në Salento të Italisë. Çifti i të rinjve, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç u përpoqën të ktheheshin në breg duke notuar, por era që frynte i bëri përpjekjet e tyre të kota.

Ata bërtitën dhe u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e notuesve, të cilët, pas disa minutash, e vunë re çiftin dhe thirrën për ndihmë.

Pushuesit njoftuan rojet bregdetare që u nisën drejt tyre dhe tërhoqën dyshekun në breg.

“Një aventurë e keqe mbaroi mirë”, tha Maurizio Scardia, i ndihmës së shpejtë. Ai theksoi se për shkak të shpërqendrimit dhe mosnjohjes së detit, i cili në ditët me erë mund të shtyjë gomonet e dyshekët, peripecia e të rinjve mund të kishte qenë edhe më e rëndë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...

Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se nisja e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit 2011 po bëhet nga kryeministri aktual Edi Rama për arsye...

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...