E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

I vuri thikën në fyt gruas, Britania dëbon vrasësin shqiptar

Ardian Rragami, 47 vjeç,i cili ka vrarë fqinjin e tij në Shqipëri dhe është kapur në video duke i vënë thikën në fyt gruas së tij, është dëbuar nga Britania e Madhe.

Këtë e bëri të ditur sekretarja e Shtetit Sajid Javid, e cila tha se: “Autorët e huaj që janë të rrezikshëm, e të cilët abuzojnë më mikpritjen e shtetit duke kryer krime, nuk kanë vend në shoqërinë tonë.”

“Jam i kënaqur që Ardian Rragami, i cili ka kryer krime të neveritshme në të dyja vendet, tanimë është larguar me sukses nga Mbretëria e Madhe.”

Ardian Rragami, është prezantuar fillimisht si një refugjat me emrin “Ardian Gashi”, i cili u largua drejt Anglisë, pasi vrau fqinjin e tij në veri të Shqipërisë, në vitin 1998.

Në vitin 2002, ai u martua me Chrysoulla Michaels në Londër, e ku me vonë krijoi edhe një familje me të. 47-vjeçari tronditi Britaninë, pasi është parë duke i vënë thikën në fyt gruas së tij, në mënyrën më brutale.

U kap në vitin 2009 nga Interpoli në Britani, ndërkohë që po punonte në ndërtim në Essex, dhe në vitin 2010 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij për 15 vite, por kreu vetëm një pjesë të dënimit.

Ai u rikthye në Angli, duke kaluar kufirin dhe në vitin 2016 ai shkoi në Wickford, Essex për t’u ribashkuar me gruan e tij britanike dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami ka pasur precedentë të mëparshëm penal, por përdorte si arsyetim për t’u mos u ekstraduar në Shqipëri, dashurinë në familje./ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...