E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

I vranë babanë dhe xhaxhanë, Astmer Bilali kërkesë Prokurorisë

Ish-kampioni i boksit, Astmer Bilali i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, i ka bërë kërkesë Prokurorisë që t’i japë leje për disa orë, në mënyrë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit dhe xhaxhait.

Kërkesa është paraqitur në Prokurori nga avokatët e tij. Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”.

Safet Bajri, një i dënuar me 9 vjet heqje lirie në Belgjikë për disa krime të rënda në këtë shtet, rezulton të jetë krahu i djathtë i kapobandës Behar Bajri.

Nga të dhënat që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se veç Safetit, Behari mban lidhje të ngushta dhe me të arrestuarin tjetër Samet Hallunin. Pikërisht këta dy persona janë ata me të cilët Behar Bajri merr dhe komunikon urdhra që zbatohen në teren më pas nga ushtarët e grupit të tij. Nga të dhënat që janë paraqitur në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda si dhe nga bisedat e përgjuara të Behar Bajrit, provohet se lidhje e afërt e tij është pikërisht Samet Halluni, përdorues telefoni 06985XXX, dhe të organizuar në një grup kriminal u kërkojnë nëpërmjet shtrëngimit pasuri shtetasve që merren me lotaritë sportive në Shkodër, raporton Shqiptarja.com.

Lidhje tjetër me rëndësi i këtij grupi është Safet Rustemi (Bajri),përdorues i numrit 0699340XXX, ku mes bisedave të përgjuara mes tij dhe të hetuarve të tjerë,ky i fundit drejton veprimtarinë e “Përcaktimit të rezultateve në garat sportive” për llogari të grupit kriminal të drejtuar nga Behar Bajri, në marrëveshje bashkëpunimi të veçantë me Astmer Bilalin, Fabiol Rexhepin, Armir Grimaj dhe Nelson Hykën, ky i fundit i shpallur në kërkim. Ndërkohë padrinoja i këtij grupi kriminal Enver Bajri,është arrestuar pak muaj më parë në Spanjë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7

Lionel Mesi mbetet numri një i futbollit botëror, madje duke thyer rekorde e duke hyrë në histori si fituesi më i madh i kësaj...