E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

I vodhi unazën e martesës/“Tony Montana” shqiptar del në gjyq, si e goditi shokun 120 herë me thikë

Një shqiptar me nofkën “Tony Montana”, autor i një krimi makabër në Angli, ka dalë përpara gjyqit sot i akuzuar për vrasjen e shokut të tij.

Mane Driza, nga Bishani i Fierit, akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, regjistrohet si një një krim makabër pasi viktima kishte 120 plagë në trup.

Mësohet se arsyeja e sulmit ka qenë pretendimi i autorit të vrasjes se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba.

“Tony Montana shqiptar”, në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punës ti gjenin një thikë, shkruan BBC.

Autoritetet britanike në atë kohë kishin përdorur kamerat e sigurisë në rrugë për të gjurmuar autorin e dyshuar të vrasjes së Stefan Bledar Mone.

I pandehuri ishte kapur nga kamerat duke u kthyer në banesën e tij dhe i plagosur rëndë.

Prokuroria tha se armët e dyshuara të përdorura në vrasje, dy thika, u gjetën pranë trupit të pajetë.

E dashura e Stefan Bledar Mone, e cila ndodhej në spital për vizitë mjekësore pasi ishte 6-muajshe shtatzënë, u përball me skena horrori kur u kthye në shtëpi.

Trupin e pajetë të të dashurit e konstatoi të nesërmen dhe e identifikoi vetëm nga rripi i pantallonave, por autori i dyshuar, Mane Driza kishte ikur në Itali pas vrasjes.

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi.

Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë.

Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit. Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës.

Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navy Seals, kush është njësia me elitare e ushtrisë amerikane

Naby Seals u formua më 1 janar 1962. Kandidatët i nënshtrohen paraprakisht testevetë ashpra ku 80 për qind e tyre tërhiqen. Një ndër testet...

Itali, mjekët dhe infermierët marrin tretësirë kripe në vend të vaksinës

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë gabimisht tretësirë kripe në vend të vaksinës së Pfizer’s anti-Covid. Një ngjarje e tillë ndodhi në spitalin e Rovereto. Personeli...

Banka Credins mbështet Kryqin e Kuq Elbasan

Banka Credins gjithmonë ka patur në fokus aktivitete të përgjegjësisë sociale, si një nga prioritetet strategjike për të qënë vazhdimisht në ndihmë të komunitetit,...

Disiplina pezullon me dy ndeshje trajnerin e Bylisit, dënohet edhe Partizani

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë vendimet e fundit, në lidhje me javën që lamë pas në kampionatin shqiptar. Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan është pezulluar...

Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm

Gjermania ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë...