I vjedhin gjelin/ Shqiptari në SHBA, 1 mijë dollarë shpërblim për atë që e gjen

Një shqiptar, pronari i një restoranti në Wisconsin të SHBA-ve, kërkon statujën e gjelit që i kanë grabitur.

Shqiptari tha statujën gjigande e kishte vendosur para oborrit të restorantit të tij, dhe prej javës së kaluar ai nuk ka asnjë informacion mbi të.

Pas kërkimëve të pasuksesshme nga policia, pronari i restorantit, Artan Shabani, vendosi të ofrojë shpërblim prej1.000 dollarësh dhe një vakt falas, për këdo që gjen statujën e gjelit.

Pronari u shpreh për Fox News, se ai zbuloi se gjeli ishte vjedhur kur një nga klientët e tij e pyeti nëse ai e kishte hequr statujën.

“Shkova te dera dhe pashë që nuk ishte më.” theksoi ai. Gjeli ishte i lartë 3.6 metra dhe i gjerë 1.2 metra dhe ishte vendosur në tokë me trarë çeliku.

Sidoqoftë, nëse hajduti synon ta shesë gjelin për para, Shabani thotë se është i gatshëm ta blejë statujën për 1.000 dollarë.