E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

I shkarkuar nga Vettingu, kush është avokati që u plagos në Tiranë

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mesditën e sotme, ku në afërsi të Gjykatës së Tiranës, një 52-vjeçar vrau me armë zjarri ish-bashkëshortin e vajzës së tij, si dhe plagosin avokatin me të cilin viktima po shoqërohej.

I plagosur mbeti avokati Adriatik Cama, i cili është një emër i njohur pasi më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit. Por, kush është Adriatik Cama?

I shkarkuar nga Vettingu

Adriatik Cama nuk mundi të kalojë Vettingun, ndaj më 12 korrik të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arsyet e shkarkimit

Sipas KPK, prokurori Cama ishte përfshirë në korrupsion në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Lushnjes, pasi kishte marrë një shumë parash për pushimin e një çështjeje.

bashkë me një prokuror tjetër, Cama kishte marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij.

Ndërkohë, KPK argumentonte në vendimin e saj, se Cama nuk e justifikonte pasurinë e tij. Kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit ku KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre.

Hetimet dhe avokatia

Cama njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit. Gjithashtu, ai është avokati i Nevaldo Hajdarajt, efektivit i cili ekzekutoi të riun Klodian Rasha më 8 dhjetor të vitit 2020.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...