Futboll

I quajti ‘një grup femrash’, UEFA dënon ‘yllin’ e Liverpool

               Publikuar në : 15:28 - 12/01/19 Enno

Uefa ka vendosur të skualifikojë Dejan Lovren për një ndeshje në garat ndërkombëtare për shkak se ka fyer Sergio Ramos në rrjetet sociale. Në epokën e Instagram ndodh edhe kjo: mbrojtësi i Liverpool paguan dënimin sepse ka ofenduar kapitenin e Real Madrid në 15 nëntor, kur Kroacia mundi Spanjën në Ligën e Kombeve.

Pas fitores 3-2 të kroatëve, Lovren nuk arriti të ndalonte ngazëllimin: “I dhashë një goditje të mirë me bërryl – pranoi ai, duke iu drejtuar më pas spanjollit në mënyrë provokuese – Vazhdo të flasësh, mik…”. E në fund, i quajti spanjollët “Një grup femrash”.

Ky diskutim u ndoq edhe nga një postim tjetër, me një “like” vendosur në foton ku dukej kroati ndërsa kërcente mbi kokën e mbrojtësit spanjoll të Real. Sipas Uefa-s nuk ishte thjesht një nxjerrje dufi, e kjo konfirmohet nga vendimi për të ndëshkuar Lovren se “ka thyer rregullat bazë të sjelljes sportive”. Mbrojtësi i Liverpool do të detyrohet kështu të mos luajë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 kundër Azerbajxhanit.

Kthehu