E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

I presin gishtin, i marrin rreth 100 mijë euro. Biznesmeni në gjendje të rëndë

Biznesmeni Namik Çangu u grabit dhe u torturua mbrëmjen e së shtunës nga disa persona në banesën e tij. Për shkak të goditjeve në kokë, Namik Çangu ka paraqitur probleme shëndetësore, dhe se gjatë natës ai ka pasur hemorragji.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, policia nuk ka mundur dot ti marrë një tjetër dëshmi. Policia ka shoqëruar në komisariat personat me precedentë në fushën e vjedhjeve në zonë, dhe po punon me kamerat e sigurisë për të përfituar karakteristika të autorëve.

Maskat dhunojnë biznesmenin, i presin gishtin dhe i marrin rreth 100 mijë euro

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nikël, dhe pre e grabitjes ishte Namik Çangu. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës. Dyshohet se 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë. Pasi kanë kyçur në një dhomë gruan dhe 4 fëmijët e biznesmenit, këtij të fundit i kanë kërkuar të hapë kasafortën.

Biznesmeni në deklarimet që ka dhënë është shprehur se nuk ka pranuar të japë të dhënat për kasafortën, dhe për këtë arsye ai është lidhur dhe është dhunuar, ndërsa më pas grabitësit i kanë prerë me gërshërë dhe një gisht.

Grabitësit kanë marrë para dhe sende me vlerë në shifrën e rreth 100 mijë eurove. Biznesmeni ka një lokal në pronësi të tij, mobileri dhe merret me agro-turizëm. Ai njihej në zonë si një person që jepte para me fajde, dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vd*kjen e katër rusëve në Qerret

Afro 45 ditë nga humbja e jetës së katër turistëve rusë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar. Katër turistët rusë u...

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...