E diel, 1 Gusht, 2021
23.5 C
Tirana

I prekuri me koronavirus infektoi 13 persona në autobus në Kinë

Një kinez i prekur nga koronavirusi, ka arritur të infektojë 13 persona me të cilët udhëtoi rreth katër orë në të njëjtin autobus publik, pa u prekur fare me ta.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Kinë, ka studiuar me detaje rastin e tij dhe ka sjellë të dhëna të frikshme për rrezikshmërinë e përhapjes së Covid-19.

Personi, i njohur si “pacienti A” në studim, u diagnostifikua me COVID-19 më 22 janar.

Vetëm disa ditë më parë ai kishte udhëtuar me autobus, ndërkohë që kishte simptoma gripale.

Kamerat e sigurisë të autobusit treguan se pacienti A ishte i ulur në rreshtin e fundit të autobusit me një pasagjer tjetër në krah.

Ai nuk preku asnjë njeri dhe nuk ndërveproi me askënd në autobus.

Megjithatë në fund të udhëtimit katër orësh, virusi ishte përhapur tek 7 pasagjerë të tjerë që kishin udhëtuar gjatë gjithë kohës më pacientin A. Mes tyre ishte dhe personi që ishte ulur afër me të, por dhe dy persona që ndodheshin 6 rreshta sedilesh para tij. Por akoma më dramatik është fakti se të infektuar kanë mbetur edhe pasagjerë që kanë hipur më pas në të njëjtin autobus.

Të infektuarit mund të kenë thithur piklat e lëshuara në ajër nga fryma e nxjerrë e pacientit A ose e ndonjë pasagjeri tjetër në autobus të porsa infektuar nga pacienti A.

Të nesërmen, pacienti A udhëtoi me një tjetër autobus për rreth një orë dhe infektoi dy pasagjerë të tjerë të cilët ishin ulur 4,5 metra larg tij, thuajse katër herë më shumë se sa distanca që ishte menduar se ishte e sigurt prej 1-1,5 metra.

Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se viruset qëndruan në ajër për të paktën 30 minuta dhe që asnjë nga personat që ka pasur maskë në autobus nuk është infektuar, çka tregon se maskat mbrojtëse janë mjet efikas kur përdor transportin publik.

Lexo edhe :   Ekspertja britanike: Koronavirusi nuk doli nga laboratori në Wuhan
Lexo edhe :   Kritikoi qeverinë, Kina dënon miliarderin me 18 vite burg

Ndërkohë, u zbulua që virusi mund të qëndrojë në sipërfaqe të objekteve për ditë të tëra, pasi u gjet në dorezën e derës, mbajtëset e autobusit dhe krahët e karriges pas disa ditësh. /Opinion.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...