Një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike në Durrës, Nevruz Çela, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mësohet se Çela ishte infektuar me Covid-19 pak ditë më parë.
Postimi i Bylykbashit në Facebook
In memoriam
U nda nga jeta z. Novruz Çela. U nda pergjithmone nga familja, nga miqte e tij, nga demokratet dhe nga durrsaket. Iku duke lene pas dhimbjen dhe boshllekun tek te afermit, por edhe kujtimin per nje dedikim maksimal dhe me nder per qytetin tone, por edhe per vendin.
Iku duke lene pas modelin e qytetarit durrsak qe duhet te kete çdokush qe vendos te banoje ne kete qytet.
Nder nismetaret e PD ne Durres si bir i nje familje te persekutuar brutalisht qe ne vitet e para te komunizmit, drejtoi pushtetin vendor te pare pluralist ne ditet e para dhe shume te veshtira te demokracise, perfaqesoi qytetin ne parlament, dhe la pas gjurmen e qytetarit dhe demokratit idealist qe nuk kerkoi lavde por dha kontribut dhe sakrifice, la gjurmen e intelektualit dhe demokratit te qete e te mençur.
Ndaj sot lajmi i largimit te tij nga jeta eshte nje humbje jo vetem per familjen e tij, por edhe per qytetarine durrsake dhe per demokratet e Durresit.
U prehte ne paqe dhe i perjetshem kujtimi i tij!