Qeveria e Greqisë do të aplikojë masa ndëshkuese për të gjithë ata që keqtrajtojnë gomarët duke i përdorur si “taksi” për të shëtitur ishullin grek të Santorinit.
Ata përdoren për të transportuar turistë nëpër rrugica ku nuk kalojnë dot makinat. Por aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë reaguar vazhdimisht për keqtrajtimin e tyre.
Qeveria greke ka reaguar duke premtuar të kufizojë përdorimin e gomerëve. Ndërsa gjobat do të arrijnë deri në 30 mijë euro për keqtrajtim. Kjo u bë e ditur nga ministri grek i Bujqësisë, Makis Voridis.