E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

I nxehti ekstrem në Evropë, alarm për shifrat e larta të viktimave

Nga Richard C. Keller “The Washington Post”

Në periferinë jugore të Parisit, në një varrezë ndodhen trupat e qindra të vdekurve, të cilët disa i konsiderojnë si viktimat e para të ndryshimeve klimatike globale. Ata ishin kryesisht të moshuar dhe të varfër. Ata janë edhe njerëzit e harruar të tragjedisë më të rëndë, të shkaktuar nga kushtet klimatike në historinë bashkëkohore evropiane:vala e të nxehtit e gushtit 2003, që vrau pothuajse 15.000 njerëz në Francë, dhe mijëra të tjerë në mbarë kontinentin.

Ekspertët kanë parashikuar se një klimë që po ndryshon, do të sjellë valë më të shpeshta të të nxehtit, më të qëndrueshme dhe më intensive në Evropë, një parashikim që duket se po vërtetohet me shumë shpejtësi. Në më pak se një muaj pasi Evropa Perëndimore u godit nga vala brutale e një të nxehti të pazakontë, Franca, Britania, Belgjika dhe Holanda, po përballen sërish me temperatura asfiksuese, dhe janë vende ku shumë pak shtëpi kanë ajër të kondicionuar.

Me 43 gradë Celsius në Paris dhe 37 në Londër të enjten, u thyen rekordet në këto qytete. Kjo është vera e pestë e njëpasnjëshme, e një të nxehti ekstrem në Francë. Rreziku më i dukshëm i kësaj dukurie, është fakti që numri i madh i vdekjeve të lidhura me vapën e madhe, po duket si diçka tashmë normale, në vend se të jetë një ngjarje që kërkon një vëmendje të dyfishtë.

Shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, edhe nëse ndryshimet klimatike që kontribuojnë në të nxehtit ekstrem, nuk kanë një zgjidhje të menjëhershme. Që nga viti 2015, Franca ka regjistruar çdo verë 500-3.500 vdekje më shumë nga i nxehti ekstrem. Dëshpërimi për këto mijëra vdekje, injoron paralajmërimet që ato dërgojnë për ndryshimin e klimës. Edhe metodat e vjetruara që përdoren për llogaritjen e normave të vdekjeve si pasojë e vapës, rrezikojnë të zvogëlojnë kërcënimin, dhe për pasojë edhe reagimin ndaj tij.

Valët e njëpasnjëshme të të nxehtit të këtij viti, zbulojnë një model ogurzi, që duket shumë i ngjashëm me vitin 2003, verën më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës. Atë vit, valë të shkurtra të të nxehtit që zgjasnin nga disa ditë në një javë, goditën në qershor dhe korrik. Thatësira shkatërruese në disa vende, i përkeqësuan më tej efektet e vapës.

Në fillim të gushtit, një valë e re të nxehti mbërtheu Evropën Perëndimore dhe Qendrore për dy javë. Mbi 70 mijë njerëz vdiqën në të gjithë Evropën. Franca rrezikohet nga e njëjta tragjedi. Kjo normë vdekshmërie është tronditëse, pasi vdekjet nga nxehtësia ekstreme janë relativisht të lehta për t’u parandaluar.

Vetëm qëndrimi disa orë në ditë në një ambient me ajër të kondicionuar, mjafton që njerëzit ta marrin veten, ndërsa konsumi i bollshëm i lëngjeve, mjafton që të parandalojë dehidratimin. Pas fatkeqësisë së vitit 2003, qeveria franceze mori hapa seriozë në drejtim të parandalimit të një situate të ngjashme.

Shteti krijoi një sistem alarmi mbarëkombëtar, për të paralajmëruar mbi rreziqet në rastin e të nxehtit të madh, dhe rekomandimin e masave paraprake mbrojtëse. Shumë qytete krijuan qendra me ajër të kondicionuar, dhe shtëpitë e pleqve u detyruan të sigurojnë të paktën një dhomë të përbashkët me ajër të kondicionuar për banorët e tyre.

Parisi ndërtoi një rrjet telefonik të posaçëm:ata që ndihen të rrezikuar nga vapa, regjistrohen në rrjet, dhe kur temperaturat kapin majat, punonjësit socialë u telefonojnë vazhdimisht për t’u siguruar që ata nuk kanë probleme. Por këto sisteme kanë kufizimet e tyre, veçanërisht për ata që janë më të prekshëm.

Njoftimet në media, nuk mbërrijnë tek ata që nuk përdorin televizorin, radion apo internetin. Ndërkohë njerëzit me aftësi të kufizuara, e kanë të vështirë të shkojnë vetë në qendrat ku ka ajër të kondicionuar. Qeveria ka bërë pak për t’i zbutur këto pengesa, duke lejuar që me këtë të merren OJQ-të dhe organizatat bamirëse, të cilat shpesh nuk kanë personel të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e atyre që janë më të rrezikuar.

Një ish-zyrtar francez i shëndetësisë, tha se vdekjet e vetme nga i nxehti këtë vit, ishin midis atyre që “i shpërfillën paralajmërimet”. Valët e të nxehtit ekstrem, janë shpesh më të vështirat për t’u parashikuar, ndaj është më e lehtë të injorohen paralajmërimet.

Vala e të nxehtit të vitit 2003, u duk fillimisht si një përjashtim. Tani jo më. Një valë vape ekstreme 18-ditore në korrikun e vitit 2006, rivalizoi në intensitet me atë të vitit 2003, duke vrarë rreth 2.000 njerëz në Francë. Në korrik 2015, i nxehti ekstrem i mori jetën 3.300 njerëzve.

Që atëherë, i nxehti ekstrem dhe vdekshmëria e lartë, janë bërë tipare të rregullta të verës franceze, me 700 vdekje në vitin 2016, 475 në 2017-ën, dhe 1500 në vitin 2018. Duke pasur parasysh motin e deritanishëm këtë verë, ekzistojnë të gjitha arsyet për të dyshuar për një vdekshmëri të lartë.

Por një klimë në ndryshim, po ndërthuret edhe me një popullsi të plakur, dhe me rritjen e pabarazisë ekonomike, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë njerëz. Një sistem shëndetësor më tepër mbikëqyrës, dhe sisteme alarmi më të shumë përhapura, kanë zvogëluar vdekjet nga nxehtësia ekstreme, por vetë frekuenca e valëve të tilla të të nxehtit, i ka bërë të duken gjithnjë e më të vjetruara mjetet që ne përdorim për matjen e vdekshmërisë.

Shumica, nëse mos të gjitha, këto vdekje janë të parandalueshme, me kushtin që t‘i njohim ato për atë që ato janë, dhe të sigurojmë një qasje më të madhe të njerëzve tek ajri i kondicionuar, lëngjet dhe kujdesi i hershëm shëndetësor./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krujë/ 700 të helmuar në Krujë, fekale dhe urinë bagëtish në ujin e pijshëm

Ka shkuar në mbi 700 numri i qytetarëve të helmuar në Krujë, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Situata vijon të mbetet kritike, ndërsa...

Debate në Kuvend/Rushaj: Të diskutojmë për Krujën, Balla: Jo debate kafenesh

Helmimi i qytetarëve në Krujë është kthyer në një "mollë sherri" mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kreut të grupit...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....