Sot do të ketë një mot të kthjellët dhe me vranësira në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, temperaturat maksimale sot do të shkojnë në vendet e ulëta deri në 37 gradë, ndërsa ato minimale do të shkojnë deri në 14 gradë.
“Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ndërsa nata sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.