Futboll

I nevojiten 265 milionë euro për tre përforcime, Barcelona nxjerr në shitje 8 yje

               Publikuar në : 08:29 - 16/05/19 Enno

Klubi i Barcelonës bëhet gati për një rinovim të skuadrës, për të nisur një cikël të ri të rëndësishëm fitues me synimin që këtë herë të kthejë me çdo kusht Mesin në finalen e Ligës së Kampioneve. Për këtë arsye, katalanasit janë ndër skuadrat më aktive në merkaton e lojtarëve, pasi kanë planifikuar që tani një blerje e po mendojnë të paktën dy të tjera të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Gjithçka duhet mbyllur që në fillimin e qershorit, por nuk do të jetë e lehtë, sepse para se të shpenzojnë, katalanasit duhet të arkëtojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar blerjet. Frenki De Jong është lojtari i cili është e sigurt që do të afrohet në verë pasi është zyrtarizuar blerja e tij nga Ajaks, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të ndjekin edhe Mathijs De Ligt e Antoine Grizmann, për një shpenzim total prej 265 milionë eurosh, sipas vlerave të përllogaritura për blerjen e kartonit të tyre.

Klubi përballon pa problem 75 milionë eurot që shpenzoi për De Jong sipas asaj që raporton “Marca”, por jo shpenzimet për dy futbollistët e tjerë dhe duhet t’i financojë me shitjet e disa prej lojtarëve të cilët nuk do të kenë hapësira në rreshtim në vitin e ardhshëm.

Kështu, sipas të njëjti burim në shitje janë nxjerrë Coutinho, Umtiti, Cilesen, Malcom, Andre Gomes, Denis Suarez, Rafinha, Semedo si dhe Ivan Rakitiç, për të cilin tashmë nuk është e garantuar prania në fushë rregullisht, edhe pse mesfushori do të dëshironte të vazhdonte të luante me ekipin katalanas.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT