E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

I mori Donaldin, Beatrix i kërkon falje Borës. Aktori sqaron gjithçka (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme ishte me shumë dinamika brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Fokusi ishte tek raporti i pa mbyllur i Donaldit me Borën, për të cilën rrjeti shpërtheu ndaj aktorit i cili krijoi një lidhje me Beatrix Ramosajn. Ndërsa gjërat nuk ishin sqaruar mes çiftit Bora-Donaldi, ky i fundit e la pas këtë histori duke krijuar një tjetër brenda shtëpisë.

Ai tha se gjerat janë shumë të komplikuara, dhe se Bora i përket të shkuarës. Donaldi dhe Beatrix janë kthyer bashkë në dhomën e rrëfimit, dhe janë pyetur për marrëdhënien e tyre. Ai u shpreh se nuk tallet me Beatrixën, dhe se një varëse nuk i përmirësonte gjërat me Borën.

“Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë gjë kot. Të gjitha gjërat i kam bërë me zemër, ashtu i kam ndjerë. Një varëse në qafë… për mua. Kam bërë shumë. Është shumë kollaj të flitet si opinionist, publik, komentues. Gjërat janë më të thella se kaq. Një varëse nuk i përmirëson gjërat e mia me të. Nëse unë thashë se kam nevojë për një shenjë, do të thotë se kam nevojë që dikush të bëjë diçka për mua. Unë me këtë vajzën këtu nuk do tallem kurrë”, tha Donaldi.

Ndërkohë, i pyetur nga Arbana nëse i ka dhënë fund me Borën, Donaldi e ka konfirmuar dhe ka thënë se çdo gjë mes tyre është mbyllur.

“Po. E kam thënë, kanë qenë dy-tre video. Çfarë kuptohet kur unë them që jam single?”, tha Donaldi.

Beatrix Ramosaj nuk ka nguruar t’i kërkojë falje Bora Zemanit për situatën në të cilën ndodhet me Donaldin.

“I kërkoj falje Borës, e kam vënë edhe veten në pozitë, gjithë ditën e kam menduar”, tha Beatrixi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...