Një trup i pajetë i mbështjellë me letër natriban është gjetur ditën e sotme në një largësi prej 6 miljesh nga bregdeti i Durrësit.
Ishte një anije peshkatarësh ajo që zbuloi trupin teksa ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës pasi kufoma është e dekompozuar.
Nga informacionet e para mësohet se trupi i viktimës është hedhur në det pasi është vrarë. Trupi i gjetur nga peshkarexha “Emiliani”, është përcjellë drejt morgut të spitalit të Durrësit, ku edhe do t’i bëhet një akt-ekspertize për të zbardhur identitetin dhe shkaqet e vdekjes.