E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

I mbështetur në pemë pranë një lokali/ Skema e ekzekutimit të 25-vjeçarit

Një ditë pas vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha, grupi hetimor ka rindërtuar skemën dhe dinamikën e ngjarjes që çoi në ekzekutimin e të riut.

Hetuesit kanë marrë në pyetje efektivët e policisë që kanë qenë në shërbim dhe dëshmitarë të ngjarjes për të hedhur dritë për vrasjen e 25 vjeçarit.

Sipas grupit hetimor, i riu është pikasur i mbështetur në një pemë pranë një lokali ku efektivi i ka kërkuar të ndalojë dhe me pas Rasha ka vrapuar duke kaluar në anën tjetër të rrugës, duke bërë një trajektore dhe për tu rikthyer pranë rrugicës ku u ekzekutua.

Sipas hetuesve, arma e cila dyshohet se i përkiste të riut është gjetur rreth 100 metra nga vendi ku është ekzekutuar.

Grupi i posaçëm hetimor ka rimarrë në pyetje efektivin e policisë i cili është shprehur se i riu e ka kërcënuar dhe më pas e ka qëlluar nga frika. Ndonëse kanë kaluar disa orë pas ngjarjes hetuesit ende nuk kanë në dispozicion ekspertizën përfundimtare të armës së gjetur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...