E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“I mbështesim protestat”/Rama: Kush prek mjekun, ndëshkohet

Kryeministri Rama, në një takim me mjekë e drejtues shërbimesh ka diskutuar për ndryshimet në kodin penal për çdo lloj dhune që do ushtrohet ndaj mjekëve apo profesionistëve, që janë në krye të detyrës.

Rama deklaroi se askush nuk mund ta justifikojë cënimin e sigurisë fizike, ndërsa shtoi që protestat e kësaj natyre mbështeten dhe mirëkuptohen.

“Askush nuk mund të justifikojë cënimet e sigurisë fizike. Nuk mundet që cënimi i sigurisë fizike të kthehet në një sport. Godit mjek për shkak të detyrë, godit policin për shkak të detyrës, godit godit godit… duke vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të këtij sistemit, për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit. Goditja për shkak të detyrës dënohet nga Kodi Penal”, tha Rama.

Por, pavarësisht cënimit psikologjik, sipas kryeministrit, mjekët ia kanë dalë të qëndrojnë në krye të detyrës, teksa thekson se emocionet e familjarëve nuk duhet të ‘pushkatojnë’ mjekët.

Gjithashtu, Rama kërkoi nga bluzat e bardha që jo vetëm të protestojnë, por dhe të bashkëveprojnë për t’i dhënë një zgjidhje këtij fenomeni shqetësues.

“Sot do i japim përgjigje këtij fenomeni. Nuk duhet të mbeteni vetëm te protesta, por duhet të na ndihmoni për t’i dhënë zgjidhje të gjithë bashkë. Duhet të krijojmë ndërveprimin e nevojshëm për të marrë dhe rezultatin e nevojshëm”, deklaroi kryeministri.

Lexo edhe :   Rama "ngre traun", hapet zyrtarisht "Rruga e Arbërit" (VIDEO)

Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...