Kronikë

I lexoi mesazhin në telefon, babai godet me grushte dhe shkelma 15-vjeçaren


               Publikuar në : 10:52 - 23/09/19 Enno

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij 15-vjeçare.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur të dielën, në fshatin Acalenjo, në ishullin grek të Kretës. Mësohet se 52-vjeçari ka filluar ta godasë vajzën e tij me grushte dhe shkelma, pas një mesazhi që ai kishte lexuar në celularin e së bijës.

Ishin fqinjët ata të cilët njoftuan policinë, e cila ka arrestuar menjëherë shtetasin shqiptar. Ndërkohë, vajza është dërguar në spital me plagë të rënda dhe nuk dihet ende gjendja e saj.

52-vjeçari i arrestuar raportohet se është një përdorues i shpeshtë i alkoolit dhe përdorte shpesh dhunë, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Gjyqi ndaj shtetasit do të bëhet gjatë ditës së hënë, teksa do jenë deponimet e së bijës dhe bashkëshortes ato të cilat do e dërgojnë në burg atë.

Shqiptari do të gjykohet për veprat penale si “Dëmtime të rënda ndaj vajzës”, “Dhunë brenda në familje” dhe “Kërcënim ndaj personave të mitur”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT