E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

I lanë fishek te dritarja e zyrës, kërcënohet me jetë prokurori i njohur

Krimi ka shtrirë “tentakulat”. Përpos vrasjeve, atentateve mafioze, personazhet e botës kriminale tashmë po japin mesazhet në forma nga më të ndryshme. Një fishek model 56 ishte mesazhi kërcënues që i kanë lënë prokurorit Asllan Bajrami.

Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet, është kërcënuar për shkak të detyrës. Disa persona ende të paidentifikuar, kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshohet të jetë mesazh kërcënues.

Lidhur me këtë çështje, Bajrami ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat e saj.

Prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen nga grupi hetimor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...