E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

I kujt do jetë mandati i tretë

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga: Sokol Balla

Situata në Shqipëri duket si gjithmonë si një tablo me dy pamje dhe të gjithë ne, presim që këto pamje të lidhen diku. Mesa duket lidhja, e me gjasë edhe zgjidhja e krizës do jetë ligji i ri zgjedhor, i cili do bazohet tek ndryshimet e njëanshme kushtetuese të verës, të cilat në thelb duhet të parashikonin lista të hapura. Por dy kleçka këtu, mbajnë mbërthyer situatën dhe e bëjnë të mundshme, jo zgjidhjen, por shpërthimin e saj.

E para Partia Demokratike, ose më mirë kreu i saj Basha është i bindur se ndërkombëtarët janë garant se koalicionet do të ekzistojnë dhe e dyta se socialistët kanë paraqitur një projektligj që nuk garanton se listat do të jenë të hapura, së paku në përmbajtje.

Kjo ka sjellë impakt të ri në Këshillin politik, ndërsa socialistët kërcënojnë me votim të njëanshëm deri në 30 qershor, ndërsa Ilir Meta, në mungesë të zërit të Bashës, kërcënon sërish me revolucion.

Por nuk është vetëm konsensusi politik që rrezikon goditje, por edhe integrimi. Kryeministri Edi Rama, hem si kryeministër, hem si kreu i OSBE, e hem si artist i thjeshtë, ka marrë shpesh avionin këto dy javë, por duket se në Gjermani, temperaturat e dashurisë po i ulen shpejt. Bojkoti që i bënë atij dy deputetë gjermanë Kirshbaum dhe Vandepuhl, nuk është një risi, pasi të dy emrat janë më afër PD prej vitesh.

Lajm është fotoja e munguar me Angela Merkel, e cila konsiderohet gjerësisht si sponsorja personale e Ramës, sidomos pas vitit 2014. A po rrezikon Shqipëria sërish, për shkak të zhvillimeve të brendshme, nje hap prapa në integrim, sidomos nëse Maqedonia e Veriut nis konferencat ndërministrore me Brukselin, ndërsa Shqipëria jo?

Lexo edhe :   Viti 1955, kur Shqipëria refuzonte prodhimet ushqimore amerikane
Lexo edhe :   Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Normalisht me kushtet e Shqipërisë kjo duhet të ishte një ditë “festë” për opozitën. Një qeveri që ecën e prish konsensus, që ndryshon vetë kushtetutën e që merr rezultate negative në integrimin e munguar europian, do ishte mjaft që pas tetë vjetësh me luhatje në pushtet, socialistët t;i frikësoheshin më shumë se kurrë dorëzimit të tij në prill.

Por ka një element të fortë që e mohon këtë pritshmëri. Ky është Ilir Meta. Presidenti i cili tashmë me ndërgjegje është vënë në krye të frontit për rrëzimin e maxhorancës, shpërndau pak ditë më parë një paralajmërim të çuditshëm: se pas zgjedhjeve do bëhej kryeministër dhe Saliun do ta bënte president.

Por ky paralajmërim nuk mund të ishte për socialistët, të cilët, nëse humbasin pushtetin pak u intereson emri i kryeministrit të ri. Bashës dhe demokratëve po. Ndaj zemërata e Metës më shumë sesa më hënën, duket ka lidhje me partnerët e tij në rrëzimin politik të Ramës, të cilët duken ende të dobët, dhe ende jo një alternativë e besueshme. Aq e pabesueshme sa e bën të besueshme si mundësi, një mandat të tretë, ndonëse të pamerituar socialist?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...