Teksa flisnin për pretencën e dhënë nga prokuroria ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, gazetarja Klodiana Lala i kërkoi demokratit që të sqarojë dëshminë e Fredi Alizotit. I cili, gjatë një seance gjyqësore tha se Salianji i kishte premtuar 200 mijë euro për të imituar zërin e Agron Xhafajt në videopërgjimet e famshme me “Babalen”.
Ndërkohë, Salianji nuk iu përgjigj në mënyrë direke pyetjes së gazetares, por vijoi të lexojë përgjimet e Prokurorisë për çështjen “Babale”.
Pjesë nga debati:
Lala: Më jep argumentin si e rrëzon dëshminë e Alizotit. Kemi qenë bashkë në seancë, kur ka dhënë dëshminë e gjatë dhe iu implikon direkt.
Salianji: Ai ka marrë lekë.
Lala: I kishe premtuar 200 mijë euro pra. Sqaroje këtë histori.
Salianji: Nëse ka një komunikim të vetëm me mua, një takim të vetëm, unë iki nga kjo punë. Po s’ka fare, se këtu është kjo çmenduri. Deklarimin që ka bërë ish-drejtori i Policisë Lushnje dhe drejtori thonë që ne nuk e njohim këtë person.
Lala: E kemi sqaruar këtë, por çështja është jeni apo jo ju pjesë e kësaj historie?
Salianji: Drejtori i Policisë Lushnje thotë se e ka takuar vetëm një herë këtë person më 1 qershor. Përgjimi telefonik tregon se janë takuar gati 30 herë.
Lala: Aty ka shpërdorim të hapur detyre. Na jep argumente që je jashtë kësaj historie.