E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

I kërkoi ndarjen, i fejuari i ndante videot intime tek shokët e saj të klasës

Një ndër të ftuarit në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të folur për temën mjaft shqetësuese “abuzimi seksual online tek fëmijët”, Alma Tandili, drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka treguar dhe një rast konkret të një vajze 15-vjeçare e cila shantazhohej nga i fejuari i saj me video intime.

Alma Tandili: Rasti ka ndodhur në një nga njësitë administrative të Tiranës, ku vajza 15-vjeçare ka denoncuar. Fillimisht është marrë vesh nga shkolla, shkolla ka njoftuar prindërit, pra kemi sensibilizim. E ka kërcënuar përmes videove të vajzës duke i shpërndarë tek shokët e klasës. Ish-i fejuar është më shumë maxhor sesa vajza.

Mirela Milori: Është e ndonjë komuniteti vajza?

Alma Tandili: Jo s’ka lidhje fare, krimi seksual qoft online qoftë ofline nuk po njeh as moshë, as klasë shoqërore, as etni dhe as gjini. Vajza 15-vjeçare është shantazhuar përmes videove intime që ka pasur me ish-të fejuarin, ka qenë një fejesë zyrtare. Prindërit dhe vajza kanë bërë denoncim. Policia ka mbledhur të gjitha provat materiale që është identifikuar që personi ka qenë jashtë Shqipërisë dhe ky është një çështje në hetim që nuk do mbyllet, por do vazhdojë. Videot ishin hedhur vetëm tek grupi i shokëve të klasës të vajzës ku sigurisht ajo e vazhdonte shkollën dhe ndihej e turpëruar.

Mirela Milori: Sa i përfshirë ishte ish-i fejuari në këtë situatë?

Alma Tandili: 100%, ai kishte bërë gjithçka, e kishte paralajmëruar edhe vajzën që do e bënte këtë gjë nëse ajo do ndaheshe.

Mirela Milori: Çfarë kërkonte?

Alma Tandili: Kërkonte që vajza të mos ndahej nga ai, ishte një shantazhim prej kohësh, ku ajo e kishte kuptuar që nuk ishte për një fejesë. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...