E shtunë, 24 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

“I kanë vënë kazmën shtetit”, Meta s’ndal kërcënimet. Publikon videon

Kreu i Shtetit Ilir Meta nuk i ka ndalur thirrjet për ngritjen e popullit në protestë në 2 mars. Sipas Metës, është koha që sovrani të thotë fjalën e tij dhe të shpëtohet shteti nga pengmarrësit e pushtetit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka ftuar qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës, dhe kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”.

Sipas tij, nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë. Ai ka ritheksuar shpesh se Shqipëria ndodhet në një situatë ku të gjitha institucionet janë kapur nga mazhoranca qeverisëse, dhe se ai nuk do të mbajë sehir, por do të ndërhyjë për të parandaluar thellimin e krizës.

Meta shprehet i vendosur se nuk do të lejojë kryeministrin Rama, madje edhe ndërkombëtarët që të përdhosin Kushtetutën.

Statusi

Çdo qytetar i vendit tonë duhet të kuptojë se kriza e tmerrshme institucionale, ekonomike e shoqërore, si dhe rritja e pasigurisë për të ardhmen, buron nga mungesa e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri për domosdoshmërinë e mbrojtjes së Kushtetutës nga politikanët që për më shumë pushtet i venë kazmën themeleve të shtetit, si përmes ndërhyrjeve të nxituara dhe jo transparente, ashtu edhe përmes bërjes së ligjeve anti-kushtetuese që minojnë sundimin e Kushtetutës dhe shtetit ligjor, siç është bërë traditë sidomos në vitet e fundit.
Është koha që Sovrani të thotë fjalën e tij ndaj këtyre puçistëve që nxjerrin ligje për të shkelur dhe dhunuar Kushtetutën e Republikës. Është koha të shpëtojmë shtetin e të gjithë shqiptarëve nga pengmarrësit e pushtetit! Ndaj në 2 mars zëri juaj duhet të dëgjohet si asnjëherë tjetër.
#PërKushtetutën🇦🇱 #PërRepublikën🇦🇱 #PërShqipërinë🇦🇱 #PërKombin🇦🇱

Lexo edhe :   “Bravo luaneshë”, Rama dhe Basha entuziast për Distria Krasniqin
Lexo edhe :   “Bravo luaneshë”, Rama dhe Basha entuziast për Distria Krasniqin

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...