Nga Saranda një socialiste i është ankuar Ramës se kishte 16-vjet që nuk merrte certifikatën e shtëpisë. Por, kryeministri mesa duket e njihte mirë rastin e saj dhe i tha se shtëpinë e kishte të ndërtuar në zonë të mbrojtur. Por, më tej kreu i qeverisë i ka dhënë shpresë qytetares se do ia zgjidhe hallin.
Në një moment qytetarja i ka thënë se shtëpinë e kishte në rrugën e varrezave. Kaq u desh dhe Rama të sillte në diskutim rastin e djeshëm. Ai e kishte fjalën për varrimi e minoritarit Konstandinos Kacifas. Ai i kërkoi qytetares që të mos fliste për çështje varresh, sepse duket se ishte i shqetësuar jo pak nga rasti i një dite më parë.
https://tiranatoday.com/me-ka-shkelur-me-kembe-partia-socialistja-i-rama-i-nxjerr-genjeshtren/
Replikat:
Rama: Nuk është si të dua unë. Ajo është zonë e mbrojtur. Dhe aty ka një problem. Dhe ligjërisht në këtë rast nuk të ka rënë njëri në qafë. Sepse nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë atë që kërkon. Prandaj ke vite që kërkon diçka që nuk bëhet dot. Dhe ne tani po përpiqeni që një pjesë të zonës ku janë banesa, se nuk je vetëm ti, ta heqim nga zona e mbrojtur. Pastaj ti dhe partia të jeni në harmoni. Nuk është çështja vetëm për ty por është për të gjithë.
Qytetarja: Unë jam tek lagja 3 tek rruga e varrezave. Të gjithë komshinjtë e mi e kanë marrë certifikatën.
Rama: Deri tek varrezat mos më ço aman se na kanë krijuar probleme edhe ata dje me atë varrimin, kështu mos na hap muhabet varresh më.
Qytetarja: Do vete unë…do vete unë atje unë..
Rama: Ku do vesh ti?
Qytetarja: Atje në varreza, kështu si jam katandisur unë.
Rama: A sa do përcjellësh ti akoma…
Qytetarja: Po po do përcjell do përcjell.
Rama: Do përcjellësh akoma, kjo është hakmarrja e grave ndaj burrave në Shqipëri. Gratë rrojnë të gjitha më shumë se burrat.
Qytetarja: Epo e ka dhënë Zoti!
Rama: Takohen më njëra-tjetrën e thonë sa të mirë e kisha burrin. Por burrat të gjithë të përcjellë atje. Mirë xhan do të shikojmë.
Gruaja: Faleminderit shumë!