I ka kërkuar Macron të jetë ndërmjetës midis Kosovës e Serbisë? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Paris, ku u takua me Presidentin francez, Emanuel Macron, me ftesë të këtij të fundit.

Në një prononcim të shkurtë për mediat vendase, Rama zbardhi disa nga temat që u diskutuan me liderin francez.

I pyter nëse Makron i ka kërkuar që të jetë ndërmjetës për dialogun Kosovë-Serbi, Rama u shpreh se nuk është njeriu i duhur dhe se është palë që mbron interesat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edi Rama: “Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë dhe si palë unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë dhe ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë që të çojnë përpara dialogun ashtu siç ata e mendojnë të arsyeshme. Natyrisht me të gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë sot dhe nesër në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme si të arrijmë tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”.