E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“I jam lutur kryeministrit për gjobat”/ Pipero tregon përplasjen me Ramën

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, ka komentuar vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave, për të cilën u shpreh se nuk ishte dakord.

Sipas tij, ky vendim i qeverisë është një hap i nxituar. Në një intervistë për ‘Report Tv’, mjeku ka treguar se i është lutur kryeministrit Edi Rama, që të rishikojë gjobën për maskat.

Ai sqaron se duhet të shtohen më shumë mundësitë që bluzat e bardha, të jenë në komunikim me qytetarët.

“Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin, se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë.

Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot.

Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë.

Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet, dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim”, tha Pipero.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...