Kronikë

I gjetën 1 mln euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali (Emri)

               Publikuar në : 21:57 - 15/06/19 Enno

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas hetimeve të operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia e Pescaras dhe ajo torineze.

I arrestuari identifikohet si Aleksandër Latifaj, 37 vjeç, të cilit pas një kontrolli të ushtruar nga autoritetet italiane në shtëpinë e tij, i gjetën 500 kg marijuanë, si dhe një sasi kokaine, e cila ishte fshehur në papafingon e banesës. Mësohet se nëse droga do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 1 milionë Eurove.

Më 11 Qershor policia italiane arrestoi 32-vjeçarin Elvis Pretaj dhe 19-vjeçarin Elis Velaj. Ata udhëtonin me një makinë tip Fiat 500 që e kishin marrë me qira dhe gjatë një kontrolli, polica gjeti 25 kg marijuanë si dhe sekuestroi telefonat e tyre.

Nga hetimet u zbulua se dy të rinjtë kishin komunikuar me Aleksandrin.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT