I futur në listën e zezë nga SHBA, Kim: Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhje

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ka rikujtuar shpalljen non grata të Tom Doshit, duke deklaruar se ai nuk mund të garojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kim ka rikujtuar vendimin e sekretarit të SHBA, që Tom Doshi të jetë në listë të zezë, duke e akuzuar si të përfshirë në korrupsion. Sipas saj, votuesit shqiptarë meritojnë kandidatë më të mirë se Doshi.

”Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo’’, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.

Kjo thirrje, vjen pas përplasjeve midis ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me listat e kandidatëve për deputetë. Kim u kërkoi krerëve të partive që të mos kandidojnë njerëz me të shkuar kriminale, teksa kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se focat politike nuk janë polici apo vetting.