E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

“I eliminuan të gjithë”, Fevziu zbulon si u njoh Nexhmija me Enverin

Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer disa detaje pikante nga njohja e Nexhmijes me bashkëshortin e saj, Enver Hoxha. Sipas tij, ajo u njoh në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në Tiranë. Enver Hoxha i kishte shprehur kërkesën Nexhmijes, se dëshironte që të kalonte jetën me të.

“Ata janë njohur në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në shtëpinë e Ije Vokshit. Janë njohur aty, ajo ka qenë në një celulë me Qemal Stafën. Ajo thotë në një moment që Enver Hoxha më tha: Nexhmije dua të kaloj jetën me ty. Pas dy javësh “kalaja ime ra”. Ata jetonin në shtëpinë e Hysen Selfos”.

Fevziu tregoi më tej në studion e lajmeve të ‘Ora News’, se të gjithë njerëzit që u bënë mentor të lidhjes së tyre, më pas u vranë. Nexhmije Hoxha u martua me Enverin natën e Vitit të Ri. Gazetari shprehet se ai regjim ishte me rregulla strikte, ku nuk kishte ndjenjë njerëzore e dashuri.

“Ai u vra më pas, dhe Enver Hoxha shprehu pendesë, e vetmja. Më pas jetuan në shtëpinë e Bari Omarit, kunatit. Edhe ai më pas u arrestua dhe u vra. Nexhmije Hoxha u martua me Enverin natën e Vitit të Ri. Të gjithë njerëzit që qenë mentor të kësaj lidhje, u vranë. Ai ishte një regjim me rregulla strikte. Në atë regjim nuk mund të kishte emocion, ndjenjë njerëzore, dashuri. Rasti më tipik është ai që ka rrëfyer Liri Belishova, shoqja e Nexhmijes. Ajo u internua, në momentin e fundit vajza e saj u identifikua me kancer dhe kërkoi që të rrinte pranë vajzës së saj. Ajo i kërkoi Nexhmijes, por ajo nuk i dha kurrë një përgjigje”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...