E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

I doli në krah Berishës, Basha thërret në kafe Palokën

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar vendimin e kryedemokratit Basha, si një thikë pas shpine për çdo demokrat, ndërsa ka deklaruar se do të përdorë mekanizmat statutorë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të kësaj partie. Po çfarë do të synohet me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, në kushtet kur kreu i PD-së ka nënvizuar se nuk do të ketë asnjë mbledhje forumesh që do të analizojë vendimin e Qeverisë amerikane, apo sikundër është etiketuar një “Kuvend anti-amerikan”?!

Sipas Berishës, Kuvendi do të shërbejë për të shënuar pikën e kthesës në ringritjen e PD-së, dhe vazhdimisht nga takimet e foltores së tij iu ka bërë thirrje delegatëve që të marrin pjesë.

Që Kuvendi të mund të mblidhet, duhet firma e të paktën 1/4 të anëtarëve, dhe paralelisht me “Foltoren”, Berisha po i mbledh dhe këto firma, që sipas eksponentëve të ndryshëm do të duhet të jenë dhe të noterizuara.

Për të mësuar rreth këtij procesi të mbledhjes së firmave, dhe sa ligjore është kjo, kreu i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një takim Edi Palokën, kreun e këshillit kombëtar të PD-së.

Ky i fundit i pyetur nga “Fax News”, ka pranuar kafen me Bashën, por ka preferuar që të mos e konfirmojë temën e diskutimit.

“Po është e vërtetë që më ka kërkuar që të takohemi, nuk ka asnjë sekret, se kanë qenë dhe gazetarët aty. Se çfarë është biseduar, nuk e kam bërë publike, dhe nuk ia kam thënë as ndonjë gazetari privatisht”, ka thënë Paloka.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...