E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

I djegin mjetin luksoz, personi që i vuri flakën ishte me kapuç dhe maskë

Deteje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me djegien e një mjeti luksoz në Vlorë. Makina ishte në pronësi të Burim Zyberit, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili prej vitesh punonte në Gjermani, ndërsa në Shqipëri kishte ardhur për pushime.

Ai ka deklaruar në polici se nuk kishte konflikte me asnjë person. Mjeti që u dogj ishte “Audi R8”, model i fundit i vitit 2020, ka qenë i parkuar kur ka shpërthyer në flakë dhe paraprakisht policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme.

Personi që i ka vënë flakën mjetit tip “Audi R8”, ishte me kapuç dhe kishte të vendosur maskën anti-Covid.

Personi në fjalë rreth orës 5 të mëngjesit ka shkuar në parkimin e makinave, dhe ka kërkuar makinën. Më pas ai ka bërë një telefonatë, për të verifikuar makinën dhe më pas i ka hedhur lëndën djegëse, duke i vënë flakën.

Policia dyshon se personi që i ka vendosur flakën makinës, është i porositur nga dikush tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...