Pasi policia shpalli në kërkim administratorin e një objekti, i cili në mënyrë ta paligjshme ushtronte aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit, një reagim ka ardhur nga djali i tij. Deputeti Klajdi Qama ka reaguar pasi babai i tij Selim Qama është shpallur në kërkim nga policia, për shkak se firma e tij nxirrte gurë nga mali i Tomorrit, në mënyrë të paligjshme.
Deputeti i opozitës së re, Klajdi Qama, ka deklaruar se për shpalljen në kërkim të babait të tij, do të flasë pasi të njihet me hetimet. “Lajmin e mora vesh nga mediat. Çdo gjë është e pavërtetë, presim mbylljen e hetimeve. Do flasim pasi të njihemi me hetimet”, u shpreh ai për ‘Report Tv’.
Sot Policia e Shtetit njoftoi se ka shpallur në kërkim 61-vjeçarin Selim Qama, pasi është pronari i një firme që nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të jashtëligjshme në Malin e Tomorrit. 61-vjeçari vijonte aktivitetin, ndërkohë që licenca e subjektit që ai drejtonte ishte pezulluar.