E martë, 31 Mars, 2020
14 C
Tirana

I ati e infektoi qëllimisht me HIV, historia e jashtëzakonshme e Brajan Xhekson

Lexo edhe ...

“Nga nesër nuk ka më këshillime”/Rama paralajmëron qytetarët që dalin pa ‘lejen e daljes’

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një herë me dije se aplikacioni për marrjen e ‘leje-daljes’ është plotësisht funksional. Përmes një postimi në Facebook, Rama...

COVID-19/ SHBA ndihmon Italinë

Italia prej javësh është “gjunjëzuar” nga koronavirusi, duke pësuar humbje të shumta në njerëz. Ndërkohë ndër shtetet që është solidarizuar me Italinë është edhe SHBA. Kjo...

Edhe SHBA lë pas Kinën/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin një rritje shumë të shpejtë të numrit të infektuarve dhe viktimave të shënuara nga koronavirusi. Sipas Worldometer, numri...

Mjekët në frontin e “luftës”, ultrasit e PSG u qëndrojnë pranë çdo ditë

Ultrasit e kampionëve të Francës po ndihmojnë stafet mjekësore në rajonin e kryeqytetit të Francës. “Collectif Ultra Paris” po shpërndajnë pije dhe ushqime për mjekët...

Historia e amerikanit Brajan Xhekson, është sa e trishtë aq edhe shpresëdhënëse, si dhe një dëshmi se mrekullitë në këtë botë ndodhin.

Prindërit e tij u divorcuan qëkur ai lindi, dhe i ati Brajan. T Stjuart, me profesion mjek, për të mos i paguar ish-bashkëshortes paratë për mirërritjen e djalit, ndërmori një ndër aktet më mizore dhe të padëgjuara të një prindi ndaj fëmijës së tij.

Më 6 shkurt 1992, Brian u shtrua me urgjencë në një spital të Misurit, për shkak të astmës dhe pneumonisë. E ëma e Xhekson, i telefonoi ish-bashkëshortit për ta informuar se djali i tyre ishte sëmurë.

Kur Brajan mbërriti në spital, e dërgoi nënën e Xheksonit në kafene për t’i marrë një pije. Më pas Stjuart i injektoi të birit gjak me virusin e HIV-it. Kur gruaja u rikthye në dhomë, djali i saj 11-muajsh po qante me të madhe në krahët e babait të tij. Brajan u diagnostikua zyrtarisht si i sëmurë me SIDA vetëm në vitin 1996.

Në fillim simptomat e sëmundjes ishin aq të rënda, saqë mjekët i thanë të ëmës së tij, se ai nuk mund të jetonte më shumë se disa muaj të tjerë. As vetë i ati që kreu aktin mizor, nuk priste që djali i tij, që kishte marrë edhe emrin e tij, të mbushte 5-vjeç.

Në një raport të hetimit policor, Stjuart i tha në një moment bashkëshortes së tij, se nuk do të kishte nevojë për paratë e tij, pasi djali i tyre nuk do të jetonte edhe për shumë kohë. Por Stjuart gaboi. Me ndihmën e familjes dhe të forcës së vet të brendshme, Brajan, që më vonë e ndryshoi emrin e tij në Brian Xhekson kur ishte 8-vjeç, është sot 29-vjeç, dhe po jeton në maksimum jetën e tij.

Po çfarë kishte ndodhur me të atin? Prindërit e tij u njohën në një bazë ushtarake në Misuri, ku të dy ishin duke u trajnuar si mjekë. Ata nisën të bashkëjetonin dhe 5 muaj më vonë – në mesin e viti 1991 – nëna e tij ishte shtatzënë.

“Kur linda, babai im ishte vërtetë i gëzuar. Por gjithçka ndryshoi kur ai u angazhua në Operacionin “Desert Storm” në Kuvajt dhe Irak. Ai u kthye nga Arabia Saudite me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm ndaj meje”, thotë Jackson.

Stjuart nisi ta mohojë që Xhekson ishte fëmija i tij. Ai kërkoi që djalit t’i bëhej testi i ADN-së si provë e atësisë, teksa nisi të ushtrojë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së Xheksonit. Kur ajo u nda prej tij, çifti pati shumë debate mbi pagesën për mbajtjen e fëmijës, të cilën Stjuart refuzoi ta paguante.

Gjatë debateve të shpeshta mes tyre, ai do të bënte kërcënime të forta. “Ai thoshte gjëra të tilla si: Fëmija yt s’do të jetojë më shumë se 5-vjeç. Kur të ndahesh, askush nuk do dojë të lidhet me ty”- kujton me trishtim Brian. Hetuesit zbuluan më vonë, se gjatë asaj kohe Stjuart, që kishte gjetur punë si kontrollor gjaku në një laborator, kishte nisur të merrte fshehurazi mostra të gjaku të infektuar me HIV, të cilat i ruante në shtëpi.

Vitet e para pasi mësoi mbi sëmundjen, ishin tepër të vëshita për të. Ishte i detyruar të  konsumonte çdo ditë 23 barna të ndryshme, të cilat i shkaktuan jo pak efekte anësore, përfshi dëmtimin e dëgjimit. Por ndërsa fëmijët e tjerë që Xheksoni njohu në spitalin që qëndroi për shumë kohë nuk mbijetuan dot, për habinë edhe të mjekëve të tij, shëndeti i Brajan nisi të përmirësohet.

Në fund, ai ishte aq i shëndetshëm sa për të shkuar në shkollë, duke nisur që të ndiqte mësimet me kohë të pjesshme, teksa vijoi të merrte një mal me ilaçe. ”Unë u rrita duke parë filma, ku baballarët brohorisnin për djemtë e tyre që loznin në fushë. Unë nuk e pata kurrë këtë mundësi.

Aspekti tjetër tragjik, ishte se shkolla nuk më donte. Ata u frikësuan shumë nga unë. Në vitet 1990, njerëzit mendonin se mund të infektohe shumë lehtë nga AIDS. Madje kur isha në gjimnaz, lexova një libër që thoshte se HIV-it mund të përhapet edhe nga distanca përmes kontaktit sy me sy”- shprehet ai.

Po nuk ishin fëmijët ata që kishin frikë nga Xhekson, por prindërit e tyre. Ata nuk do ta ftonin atë në festat e ditëlindjeve të fëmijëve të tyre. Por kur u rritën, edhe fëmijët adoptuan paragjykimet e prindërve të tyre. “Do të më quanin:Djali i AIDS-it, djalë gej. Ai ishte momenti kur nisa të ndihesha i izoluar dhe vetëm. Ndihesha sikur në këtë botë, nuk kishte vend për mua”- kujton Brian.

Në moshën 10-vjeç, e mësoi të vërtetën e infektimit qëllimishëm më HIV nga babai i tij. “Në fillim isha shumë i zemëruar. Nuk e besoja dot sesi babai im, mund të ma bënte një gjë të tillë. Ai tentoi të më vriste. Kjo gjë e ndryshoi përgjithmonë jetën time. Ai ishte fajtor për ngacmimet që pësova në shkollë, dhe për të gjitha vitet e kaluara në spital”- thekson Brajan.

Në dhjetorin e vitit 1998, Stjuart u akuzua për sulm të shkallës së parë, dhe u dënua me burgim  të përjetshëm. Gjykatësja Elsuort Kandif i tha:”Injektimi tek një fëmijë i virusit HIV, ju fut në të njëjtën kategori me kriminelët më të këqij të luftës!”.

Në vitin 2011, Stjuart plotësoi kriteret për të kërkuar lirimin me kusht në vitin 2011, por deri tani kërkesa i është refuzuar 2 herë, ndërsa rasti i tij do të shqyrtohet sërish në vitin 2021. Në korrikun e vitit 2016, Xhekson mori një letër nga burgu i Misurit, që e informonte atë se në bazë të seancës dëgjimore, babait të tij i ishte refuzuar lirimi me kusht.

Ai u përball për herë të parë pas shumë kohësh më të atin. Ky i fundit, u mbrojt duke thënë se në atë kohë vuante nga sindroma e stresit post-traumatik (PTSD), por Xhekson nuk është i bindur. Ai thotë se i ati ka shërbyer me forcat rezervë të marinës, dhe nuk ka marrë kurrë pjesë në luftime direkte.

Ai tregoi para bordit të apelimit historinë e tij, kur theksoi ndër te tjera se kur ishte 13 vjeç nisi të studiojë Biblën, e cila i dha mundësinë të rigjente besimin tek vetja, dhe ta falte babanë e tij. “Falja nuk është diçka e lehtë. Por unë nuk dua ta ul veten në nivelin e tij”- deklaroi ai.

Edhe pse lindi si lindi Brajan Stjuart Xhunjor, në vitin 2015 ai mori mbiemrin e nënës së tij, Xhekson. “Ndryshimi i emrit, më ndihmoi të mbroj identitetin tim. Kjo gjithashtu më dha mundësinë të them që unë s’kam asnjë lidhje me Brajan T.Stjuart. Unë jam viktimë e krimeve të tij”, përfundoi ai.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Nga nesër nuk ka më këshillime”/Rama paralajmëron qytetarët që dalin pa ‘lejen e daljes’

Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një herë me dije se aplikacioni për marrjen e ‘leje-daljes’ është plotësisht funksional. Përmes një postimi në Facebook, Rama...

COVID-19/ SHBA ndihmon Italinë

Italia prej javësh është “gjunjëzuar” nga koronavirusi, duke pësuar humbje të shumta në njerëz. Ndërkohë ndër shtetet që është solidarizuar me Italinë është edhe SHBA. Kjo...

Edhe SHBA lë pas Kinën/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin një rritje shumë të shpejtë të numrit të infektuarve dhe viktimave të shënuara nga koronavirusi. Sipas Worldometer, numri...

Mjekët në frontin e “luftës”, ultrasit e PSG u qëndrojnë pranë çdo ditë

Ultrasit e kampionëve të Francës po ndihmojnë stafet mjekësore në rajonin e kryeqytetit të Francës. “Collectif Ultra Paris” po shpërndajnë pije dhe ushqime për mjekët...

Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT