Futboll

I anuluan golin dhe e nxorën me të kuq, media spanjolle në krah te Keidi Bares (Video)


               Publikuar në : 15:31 - 11/02/19 Enno

Keidi Bare, mbrëmjen e djeshme është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen që ekipi i tij luante ndaj La Palmas. Arbitrat në këtë ndeshje kanë bërë një gjykim skandaloz duke i anuluar dy gola Malagës dhe duke e nxjerrë me të kuq shumë të ekzagjeruar mesfushorin shqiptar nga loja.

Ai shënoi një gol, por që sipas gjyqtarëve lojtari që i pasoi Bares ishte pozicion jashtë loje. Malaga vazhdoi të këmbëngulte në sulm duke gjetur golin e dytë. I dyti erdhi pas një krosi të Bares, por që u anulua sërish për shkak se topi kishte kaluar vijën fundore. Të dyja vendimet ishin krejtësisht të gabuara sipas mediave spanjolle.

Gjithashtu Bare u ndëshkua me të kuq, pas dy të verdhave që të dy ishin të ekzagjeruar. Gazeta e madhe spanjolle “AS” i ka dalë në krah Bares duke shkruar:  “I anuluan një gol për pozicion të dyshimtë dhe doli nga fusha me të kuq shumë të ekzagjeruar. Në lojë ai ruajti linjën e tij duke qenë kërkues dhe i palodhur në mesfushë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT