E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

I akuzuari që i shpëtonte burgut, arrestimet e lirimet në 15 vjet të të ‘fortit’ të “Myslym Shyrit”

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Gjergj Cukali mbetet pa dyshim personi që nuk u largohet lehtë problemeve me drejtësinë. Nëntë vitet e fundit, ai është shoqëruar, proceduar dhe arrestuar disa herë nga Policia e Tiranës, madje edhe atëherë kur kishte dalë me leje nga burgu, ku vuante një dënim për pengmarrje.

Gjergj-Cukali-620x330

I konsideruar, ndoshta jo rastësisht si i forti i “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali, 40 vjeç, ka përfunduar sërish në qelitë e paraburgimit. Kësaj here për një akuzë mjaft të rëndë, atë të vrasjes. Policia thotë se ka prova të forta ligjore që e bëjnë atë autor të dyshuar për vrasje. E ndoshta, kësaj here, as problemi i tij shëndetësor, astma bronkiale, që i dha lirinë nga Gjykata e Lartë vitin e kaluar, nuk do ta shpëtojë dot nga qelia.

Hera e fundit kur ai u arrestua, para prangosjes së dy ditëve më parë, ishte në vitin 2017, kur ai u kap për thyerjen e masës së sigurisë. Cukali kishte thyer masën “Arrest shtëpie”, për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe u kap në flagrancë larg banesës së tij pasi kishte shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Në këtë periudhë, ai ishte person në hetim, si një prej drejtuesve të grupit të shpërndarjes së drogës në Tiranë, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tangent”, në vitin 2016. Por para kësaj situate, ai e kishte provuar qelinë edhe shumë herë të tjera, për akuza nga më të ndryshmet.

PROBLEMET ME DREJTESINE

Përballjet e Gjergj Cukalit me forcat e rendit datojnë hershëm, madje edhe atëherë kur ai supozohej të ishte në burg. Më 19 qershor të vitit 2008, kur Cukali kishte marrë leje nga burgu, pasi vuante dënimin për pengmarrjen e vitit 2004 të Fatjon Demirlikës, u kap duke lëvizur me një mjet luksoz, që rezultonte i trafikuar.

Policia e Tiranës tha se oficerët e Antitrafikëve sekuestruan automjetin “Porsche Cayenne”, me targa 5482-KS-675. Ky automjet u bllokua në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, sepse rezultonte i vjedhur jashtë Shqipërisë. Në momentin e bllokimit mjeti drejtohej nga shtetasi Gjergj Cukali, i dënuar me 10 vjet heqje lirie. Ky incident u parapriu edhe disa ngjarjeve të tjera, për të cilat Cukali u bë protagonist pas përfundimit të dënimit. Në vitin 2011 u ndalua për një tentativë vrasjeje, por u la i lirë pasi ngjarjen e mori përsipër shoku i tij.

Ndërsa po gjatë këtij viti, ai u ndalua për dy ngjarje të tjera, fillimisht për kanosjen e një polici privat e më pas për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2015 ai u shoqërua sërish, por kësaj here vetëm për disa orë. Të paktën në këtë përfundim arriti Policia e Tiranës, kur vendosi ta lirojë 8 orë pas shoqërimit, edhe pse poshtë sediljes ku ai ishte ulur si pasagjer në një automjet tip “Porche”, u gjet një armë gjahu “Shotgun”.

Lexo edhe :   “Në burg i kërkova divorcin”, Eli Fara rrëfen ndarjen me ish-bashkëshortin
Lexo edhe :   “Në burg i kërkova divorcin”, Eli Fara rrëfen ndarjen me ish-bashkëshortin

Makina luksoze drejtohej nga shtetasi K.B., 45 vjeç, të cilit njësia “Shqiponja” i ishte vënë pas për ta arrestuar, pasi ishte person në kërkim nga Sektori i Antitrafikëve për çështje droge. Në rrugën “Myslym Shyri”, ku Cukali është ndaluar disa herë, Policia i vuri prangat, edhe pse këtë radhë e mbajti vetëm për pak, pasi u la i lirë.

Burimet thanë se Gjergj Cukali u mbajt i shoqëruar për verifikim, sepse arma e gjetur në makinë, përveçse nuk ishte e tij, por e shtetasit K.B., ishte edhe me leje. Por kur kaloi 8-orëshi që parashikon ligji si afat qëndrimi në Polici, kur personi i shoqëruar thjesht do të verifikohet, Cukali u la i lirë, ndërsa miku i tij nuk e pati të njëjtin fat.

Sëmundja që i dha “lirinë” në 2018

Pas një viti qëndrimi në burg, i dyshuar si kreu i një grupi të shpërndarjes së drogës në vitin 2016, Gjergji Cukali arrin që të dalë nga qelia. Një vendim i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë, i datës 24 maj 2017, i dha lirinë Gjergji Cukalit duke vendosur masë sigurie “Arrest shtëpie”. Gjykata e Lartë argumentonte se u vendos që Gjergji Cukali të qëndrojë në “Arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas vendimit, “i forti” i “Myslym Shyrit” vuante nga astma bronkiale dhe kishte kriza të shpeshta. Për këtë arsye, sipas Gjykatës, Cukali nuk mund të mjekohej në Institutin e Kujdesit të Veçantë Shëndetësor të të Burgosurve Tiranë. “Qëndrimi në burg i vë jetën në rrezik”, argumentonte Gjykata.

Nisur nga ky raport mjekësor, Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë dy masat e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të Apelit Tiranë, duke vendosur “Arrest shtëpie” si masë më të përshtatshme, duke parë gjendjen e të pandehurit. Përveç të gjitha akuzave të mëparshme, ai u dyshua edhe për falsifikim. Për 12 vjet kishte mbajtur identitetin e rremë Ergi Hoxha, madje ishte i pajisur me kartë identiteti e patentë me këtë emër./ Panorama

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...