E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

I afërmi humbi jetën nga koronavirusi. Familjarët dhunojnë mjekët, nuk i lejuan ta shihnin (VIDEO)

Më të lexuarat

Koronavirusi çdo ditë e më shumë po shënon viktima. Të infektuarit po ashtu po shtohen në masë. Familjarët përballen me rregullat e vendosura nga shteti përkatës, për mos lejimin e përcjelljes për në banesën e fundit të njeriut të tyre të dashur. Për personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ka një ligj të veçantë për varrimin. Anëtarët e një familje kanë dhunuar mjekët, pasi ata nuk i kishin lejuar të shihnin në çastin e fundit njeriun e tyre. Një sherr masiv ka ndodhur në një spital të Meksikës.

 

Familjarët e një pacienti që humbi jetën nga koronavirusi, kanë sulmuar stafin mjekësor. Ata janë ndaluar të shohin të afërmin e tyre, e për pasojë kanë reaguar ashpër ndaj mjekëve.

Një punëtor i spitalit ka filmuar momentin, kur familja i është kundërvënë stafit mjekësor, përfshirë një infermieri, Daniel Zamorano. Ai ka marrë të gërvishtura në fytyrën e tij.

Infermieri ka publikuar në rrjetet sociale një foto të fytyrës së tij me plagë, krah së cilës shkruan: “Sot katër burra dhe dy gra më rrahën, sepse i afërmi i tyre vdiq nga koronavirusi. Ata nuk e kishin parë që nga e hëna, sepse ishte i izoluar”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Miratohet nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit kanë miratuar sot me konsensus, pa asnjë votë kundër ndryshimet Kushtetuese. Ndryshime pati në pikën nr.3 të nenit...

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...

Dita e Bastijës/ Meta letër Macron: Mbështetja e Francës, motivim për përmbushjen e reformave

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Kreu i shtetit shpreh...

Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu elektoral të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura. Relatorja nga mazhoranca për...

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...